Lideri çeçen, Ramazan Kadyrov, publikoi një video të re ku shfaqet në frontin e parë të luftës në Ukrainë.
Në materialin filmik, të shoqëruar dhe me muzikë, ai qëllon me armë dhe bomba kundër forcave ukrainase dhe betejën më të vështirë e zhvillon kundër një snajperi të fshehur, të cilin pretendon se e eliminoi.
Rusia po përpiqet dëshpërimisht të demonstrojë sukses të rëndësishëm në operacionin në Ukrainë, në prag të një parade më 9 maj, kur shënon fitoren ndaj nazizmit. Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve TASS, një zyrtar i lartë i ministrisë së Jashtme në Moskë tha se operacioni ushtarak do të mbyllet kur NATO të mos e përdorë më territorin ukrainas për të kërcënuar Rusinë.