Bernard Karrica ka arritur të gjej rrugën e rrjetës me skuadrën e tij Dragovoljaç në Ligën Kroate, ndeshjen e sotme kundër Sibenik.
Mesfushori i Kombëtares Shpresa realizoi pas një asistimi të bukur të Bristiç, i cili i shërbeu një top të shtrirë në zonë, të cilin Karrica arriti ta dërgoj në rrjetë me anë të një goditje me të djathtën në cepin e portës, e cila ishte e pamundur të arrihej nga portieri.
Ky është goli i tretë në kampionat për 21-vjeçarin, i cili ka arritur po të njëjtin numër dhe në asistime në këtë sezon të Ligës Kroate.