Kampionatet europiane dhe ai amerikan kanë hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, ku protagonistë kanë qenë edhe lojtarët e Kombëtares shqiptare.
Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për Beshiktashin, duke ngushtuar diferencën në ndeshjen ndaj Samsunsporit.
Në Rusi, Nazmi Gripshi dhuroi një asist që e kaloi në epërsi ekipin e tij, Rubin Kazan. Edhe pse ndeshja u mbyll në barazim, mesfushori kuqezi u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.
Në kampionatin amerikan MLS, Myrto Uzuni vijon të konfirmohet si një pikë kyçe e skuadrës së tij, duke dhuruar një asist në ndeshjen e fundit të Austin ndaj Torontos.
Ndërkohë, në ndeshjet e fundit, si titullarë u aktivizuan Strakosha, Gjimshiti, Asllani, Laçi, Shehu, Gripshi dhe Daku, ndërsa nga stoli dhanë kontributin e tyre Mitaj, Pilo, Broja dhe Hysaj.









