Moti i keq me erë të fortë gjatë dy ditëve të fundit, sidomos këtë të premte, ka shkaktuar dëme të shumta në qytete të ndryshme të vendit.
Megjithatë, situata më e rëndë ka qenë në zonën e Lushnjës, ku janë shkatërruar sipërfaqe të mëdha të tuneleve me shalqinj.
Për këtë situatë ka reaguar edhe deputeti i kësaj zone, Erion Braçe, i cili me anë të një statusi në Facebook shkruan se nuk ka parë ndonjëherë bujq më të dëshpëruar.
Postimi i Erion Braçes
IMSHTE/BUBULLIME, LUSHNJE
DEMI NGA ERA E TMERRSHME SOT!
TUNELET E SHALQIT TE RRENUARA THUAJSE FARE!
Nuk di!
Te premten pas se enjtes se Kuvendit,
e kam diten e territorit; por jo si kjo e sotmja.
Nga Toshkezi ne Imshte, nje ere e tmerrshme qe vijoi per ore te tera,
ka demtuar thuajse te gjitha tunelet e shalqinit; ka demtuar rende edhe serat e vreshtave, kultura e re ne kete zone.
Nuk kam pare bujq me te deshperuar se sot; sdi cte them!!
Kam kaq muaj qe them se duhet te merremi me ndryshimet e KLIMES;
TE MBROHEMI PREJ TYRE E TE BEJME DEMET TE PAGUESHME!
Askush nuk te degjon!
Vec lavde lavde lavde, vec JEMI MIRE, JEMI MIRE, JEMI MIRE!
Genjen Erioni se do ti zere vendin Frides!
Urdheroni, shihini tani;
26 grade tmeperatura, shpejtesia dhe fuqia e eres nuk di sa ishte, por ky eshte demi!