Grupi i Rithemelimit sot po zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së në Dibër. Janë mbi 1200 anëtarë të regjistruar me të drejtë vote.
Kandidatë për kryetar të PD Dibër janë Ilir Krosi, ish-kryetar i bashkisë së Peshkopisë dhe Hamza Leshi, ish-kryetar i komunës së Kastriotit.
Procesi ka nisur prej disa javësh dhe do të kulmojë në 30 Prill me Kuvendin Kombëtar të PD-së.