-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjukanoviç i hap derën e Kryeministrisë Abazoviçit

Kryesoret

Partia e presidentit Milo Gjukanoviç në Malin e Zi do të mbështesë qeverinë e pakicës që do të krijohet nga Dritan Abazoviç. Ky vendim, sipas Gjukanovic është marrë pasi janë plotësuar kërkesat e partisë e tij.

 “Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi ka pranuar të mbështesë qeverinë e pakicës pasi shumica e kërkesave të saja janë përmbushur. Ky vendim nuk është marrë me çështje të pjesëmarrjes partiake dhe personale në qeveri, por me politika prioritare në fushën e sigurisë, ekonomisë, integrimeve evropiane dhe shëndetësisë.

Ne e dimë se kjo nuk është përgjigja optimale ndaj nevojave të Malit të Zi. Përgjigjen për problemet politike mund ta japë vetëm një qeveri politike. Fatkeqësisht, nuk kishte konsensus për një qeveri të tillë, por vetëm për një qeveri të pakicës” tha ai. Dje Abazoviç deklaroi se ka siguruar mbështetjen e 46 deputetëve nga 81 gjithsej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit