Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka dënuar bisedimet e paqes me presidentin rus Vladimir Putin mbi pushtimin e Ukrainës.
Sipas tij, është jetike që Perëndimi të vazhdojë ta furnizojë Kievin me armët që i nevojiten për të kundërshtuar ofensivën e Moskës.
Komentet e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar erdhën pasi Pentagoni tha se pjesët rezervë të avionëve të transportuar në Ukrainë po i lejonin forcës së saj ajrore të hynte në më shumë avionë dhe presidenti Volodymyr Zelensky tha se aleatët perëndimorë po tregonin më shumë gatishmëri për të ofruar armatime më të rënda për forcat ukrainase.
Johnson tha se Zelensky – të cilin e takoi në Kiev muajin e kaluar – është i vendosur t’i dëbojë forcat ruse nga pozicionet e tyre ekzistuese në lindje të vendit, por se udhëheqësi ukrainas ka një pikëpamje të ndryshme për Krimenë: “Për Krimenë, ata nuk janë aq maksimalistë”.
Ai, gjithashtu, zbuloi se Britania aktualisht po trajnonte ukrainasit në Poloni për përdorimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore.