-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 2 persona në Kapshticë

Kryesoret

Policia Kufitare ka arrestur dy persona në Kapshticë të cilët rezultonin të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këto raste u kryen nga Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kapshticë

Policia Kufitare ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë procesit të përpunimit të dokumentacioneve dhe verifikimit në sistem, bënë ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht:

– N. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”;

– S. S., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”. 

Veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këto raste u kryen nga Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit