Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat, e cila është e përjavshme, cdo të premte, u ndal te rritja e çmimeve si pasojë e krizës.
Kritikat ishin për qeverinë. Sali Berisha tha se bordet që ka krijuar qeveria përligjin spekulimet dhe sipas tij, të kujtojnë kohën e diktaturës.
“Vaji i gatimit është rritur me mbi 300% si në asnjë vend tjetër. Rritje ka pësuar edhe buka, brumrat dhe zarzavatet, po shkohet drejt mungesës së ushqimeve në familjet e zakonshme shqiptare.
Bordet e krijuara nga qeveria janë forma të vjetra që të rikujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për rregullimin e çmimit të ushqimeve. Qeveria ka mundësi që të godasë spekulimin.
Anulimi i bordeve është kusht për marrjen e masave që janë fare të thjeshta. Qeveria kompenson një për një rritjen e çmimit të produkteve të shportës” tha ai.