Ish-Presidenti Bujar Nishani është transferuar për mjekim të specializuar në Gjermani pasi qëndroi për dy ditë i shtruar në Sanatorium për shkak të pasojave që i la koronavirusi.
Kreu i shtetit Ilir Meta në një postim në Facebook i uroi shërim të shpejtë Nishanit.
“I uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë Presidentit Bujar Nishani dhe lutem për kthim sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të angazhimeve të rëndësishme” shkruan Meta.