Mbrëmjen e të premtes, një shtyllë e tensioni të lartë në Voskopojë është rrëzuar nga erërat e forta dhe ka shkaktuar flakë në pyll.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore. Mësohet se zjarrfikësit kanë mbërritur shpejt në vend ngjarje dhe kanë arritur të bëjnë shuarjen e tij.
Deri më tani mësohet se dëmet janë të shumta.