Një banesë në Tropojë është dëmtuar si pasojë e tërmetit që ra mbrëmjen e djeshme.
Emergjencat Civile në bashkinë e Tropojës thonë se banesa e dëmtuar është në pronësi të zonjës Shpresa Sokolaj nga fshati Dragobi.
Në foto duket banesa e vjetër, e cila ka pësuar plasaritje në muret e jashtme dhe të brendshme.