Buka është një ushqim i pashmangshëm që përdoret në të gjithë botën. Ka lloje të ndryshme, por më shumë konsumohet buka e zezë dhe e bardhë.
Eksperti Ruchhi Parmar foli për dallimet mes bukës së zezë dhe të bardhë. Teksa nuk ka dallim të madh në kalori, ka një ndryshim të madh në lëndët ushqyese. Buka e zezë ka padyshim më shumë lëndë ushqyese se buka e bardhë.
Buka e zezë bëhet nga mielli i grurit, i cili nuk përpunohet për të hequr krundet dhe embrionet. Është më ushqyese sepse përmban më shumë fibra dhe lëndë ushqyese se buka e bardhë.
Gjithashtu, buka e zezë përmban më shumë vitamina B-6 dhe E, magnez, acid folik, mangan, zink.