-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sizmologu shpjegon te “5pyetjet.al”: Lidhja e tërmetit me tragjedinë e Durrësit

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Sizmologu i “IGJEUM”-it Edmond Dushi u shpreh në një prononcim për “5pyetjet.al” se tërmeti i fuqishëm mbrëmë në Bonje-Hercegovinë që u ndje edhe në vendin tonë është i njëjtë si ai që goditi Durrësin në 26 nëntor të vitit 2019 ku humbën jetën 51 qytetarë.

Ne jemi në të njëjtën pllakë tektonike, komplet Ballkani dhe ne jemi në kontakt me pllakën e Adriatikut, që mendohet se është e ndarë në dy pjesë, veriore dhe jugore. Ndarja mendohet se është në drejtim të Dubvronikut.

Është i njëjti mekanizëm si tërmeti i Durrësit. Pllaka e Adriatikut futet poshtë pllakës euro-aziaktike. Pllaka e Adriatikut godet pllakën euro-aziatike dhe duke qenë se mbivendoset është e prirur të formojë shkëputjen tektonike si në Durrës.

Janë me potencial të lartë për të gjeneruar tërmete. Pra është i njëjti mekanizëm si tërmeti i Durrësit, vetëm se ky është tërmet më i vogël në madhësi se i Durrësit” tha ai.

Tërmeti me magnitudë 5.7 goditi Bosnje-Hercegovinën mbrëmjen e së premtes dhe u ndje pothuajse në të gjithë Shqipërinë, por edhe në shtetet e tjera të Ballkanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit