-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e çmimeve dhe naftës, Balluku: Ka pasur abuzim, i kam ndjerë dhe unë si çdo qytetar

Kryesoret

Ministria e Energjitikës Belinda Balluku ka folur këtë të shtunë në News 24 për rritjen rritjen e çmimeve dhe ecurinë e projekteve të reja infrastrukturore në vend.

Ajo u shpreh se ka pasur abuzime dhe ajo vetë si çdo qytetar e ka ndjerë rritjen e çmimeve.

“Ka patur abuzime. Nuk mund të vë emra por ka pasur pasi periudhat e emergjencës, luftës padyshim kanë edhe tendencën e tregtarëve për të abuzuar.

Jam qytetare si gjithë të tjerët. I bëj vetë pazaret ndaj ka rritje çmimesh që ka ardhur edhe para se të vinte lufta, me rikthimin e pandemisë. Pas një 2-vjeçari me lindja të fjetura prodhimi u kërkuar të plotësonin mungesën. Rritjen e ndjen çdo qytetar dhe si ata edhe unë”, tha Balluku.

Ministria Balluku foli gjithashtu edhe për rrugën Kardhiq-Delvinë, ku pohoi se do bëhet e kalueshme ne mes të qershorit.

“Është një nga segmentet më të komplikuara. Në mes të qershorit rruga bëhet totalisht e kalueshme. Tuneli është drejt fundit. Vizitorët e huaj dhe shqiptarë do kalojnë nga Gjirokastra në Sarandë duke i dhënë frymëmarrje turizmit.

Bypassi i Vlorës është në fazën përfundimtare. Kemi mbyllur pjesën e skarpateve. Dy projektet e tjera Aeroporti i Vlorës dhe Tuneli i Llogarasë. Aeroporti i Vlorës ka përfunduar gërmimi, drenimi i zonës. Punët voluminoze kanë përfunduar. Tuneli i Llogarasë sot ka shënuar mbi 2 km hapje dhe sot vetëm në 4 muaj kemi kaq. Gjeologjia është e mirë se jemi hasur me gjeologji të vështirë. Qukës Qafë Plloçë ka pasur një riadministrim. Ka pasur ndryshime dhe na është dashur ta rishikojmë. Kemi pasur negosime me kreditorët dhe ka risnuar puna”, shtoi Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit