Tërmeti i fuqishëm që u regjistrua mbrëmë në Bosnje tronditi të gjithë Ballkanin, përfshirë Koovën dhe Shqipërinë. Hoxha dhe kryeimami i Pejës, hoxha i Kosovës Enes Goga, po kumtonte në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit në një lidhje të drejtpërdrejtë me Peace TV kur në çast nisën lëkundjet e tërmetit.
“Ne tani në Pejë kemi tërmet, në këtë moment që jam duke folur… Allahu Erber, Allahu na faltë pasi është duke u dridhur bajagi. Allahu mos na dënoftë për gabimet tona.
Allahu na mëshiroftë në këtë muaj të mëshirshëm. Po e ndërpresim pak në këto momente pasi janë duke u shqetësuar fëmijët,”-tha ai. Ai edhe pse për besimin në Zot po fliste sërish Zotit iu drejtua në ato çaste të vështira.