-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dorëheqjet në Arsim, Kushi: Kemi nevojë për frymë dhe energjie të re

Kryesoret

Ministrja e Arsimit Evis Kushi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e institucioneve arsimore në vend duke shpallur vakant pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Arsimit Parauniversitar, Selman Hodaj, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë. Por cfarë mendon Kushi mbi këtë lëvizje?

Kemi nevojë për frymë të re, energji të reja dhe kontribute të reja. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit parauniversitar ka bërë një punë kolosale dhe duhet ta pranojmë.

Është një institucion që u ngrit i ri dhe i ka përballuar me sukses tërmetin dhe pandeminë, por edhe shumë vështirësi të tjera që kemi hasur gjatë kësaj periudhe.

Në vazhdim të punës së mirë që është bërë, dhe për shkak të nevojës për energji të reja, për ritme të reja më të shpejta ne kemi shpallur sot thirrjen për drejtues të DPAP” u shpreh Kushi.

Përpos Hodajt, ka dhënë dorëheqjen edhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimore Korçë, Kristaq Grabocka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit