Një vajzë 18 vjeç është larguar nga banesa e saj, ku jetonte me të ëmën dhe nuk është kthyer që prej premtes. Denoncim në polici për zhdukjen e vajzës e ka bërë nëna e saj.
“Më datë 23.04.2022, shtetasja M. L., 48 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja M. L., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, ka njoftuar policia.