-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkët

Kryesoret

Kishat në të gjithë vendin janë mbushur plotë pas 2 viteve pandemi dhe masave që ndalonin grumbullimet. Besimtarët e ortodoksë festojnë këtë të diel Pashkët.

Në Fier besimtarët ortodoksë u mblodhën në kishën e Shën Gjergjit, ku Mitropoliti At Nikoll Hyka ka mbajtur meshën që i dedikohet ringjalljes së Krishtit. Edhe në Tiranë besimtarët u mblodhën në kishë ku mesha u drejtua nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Me qirinjtë e lutjes në duar, që simbolizojnë dritën e përjetshme, ortodoksët në Lushnjë kanë kremtuar pashkët. Qindra besimtar ju bashkuan meshës së shenjtë të vigjiljes së kësaj feste, e cila u mbajt në kishën e Shën Gjergjit.

Në Korçë mijëra besimtarë u mblodhën në Katedralen Ringjallja e Krishtit, ku Paskal i Mitropolitit imzot Joanit mbajti meshën dha një mesazh për të gjithë besimtarët. 

“Duke besuar në Perëndinë e paqes, së pari le të bëjmë paqe në zemrat tona dhe më pas ajo do të arrijë edhe tek të tjerët, sepse nuk mund të përhapim paqe nëse ne nuk e kemi atë brenda nesh. Në këtë ditë të shenjtë të Ngjalljes së Krishtit dhe të paqes që ai u jep të gjithëve, le të përpiqemi që të ndriçohemi nga drita e Tij e shenjtë, e cila është paqe – paqe me Perëndinë, paqe me veten tonë dhe paqe me të gjithë botën. Gëzuar Pashkën dhe për shumë vjet”, tha imzot Joanit.

Mesha e organizuar nga klerikët ortodoksë në ambientet e jashtme të kishës më të madhe dhe më të re në Gjirokastër, u përcoll nga besimtarët e shumtë të cilët nxitonin të ndiznin qiririn në shenjë mbarësie për ringjalljen e një epoke të re. Së bashku me të dhe vezët e Pashkës me ngjyrën e gjakut të Krishtit, janë çukitur me ardhjen e ditës së shënuar për të gjithë krishterimin ortodoks në mbarë botën.

Në Vlorë mesha e shenjtë u mbajt në kishën e Shën Theodhorit, ku atë Konstandin Prifti ka uruar Gëzuar pashkët “Krishti u ngjall“.

Ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” dhe u drejtua nga At Johan Qako.

Mijëra besimtarë në të gjithë vendin kanë marrë flakën e shenjtë që simbolizon dritën dhe që sipas traditës çdo besimtarë e merr atë ne çdo familje për të ndriçuar rrugën drejt jetës dhe mirësisë.

Një dhurate tradicionale e Pashkës janë vezët e kuqe. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe përplasja e tyre simbolizon çarjen e pushtetit te Ferrit me ngjalljen e Krishtit. Vezët janë simbol i lindjes së jetës nga guaska e vdekjes. Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën, që del nga varri i Krishtit.

Madje për të përforcuar ndritshmërinë e Pashkës besimtarët marrin me anë të llambave të zbukuruara dritën, të cilën klerikët e marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit