Komisioni i Rithemelimit vijon me zgjedhjen e kryetarëve të degëve edhe këtë të diel. Një ndër qytetet ku pritej të votohej këtë të diel ishte edhe Bulqiza, ku ende nuk ka nisur procesi.
Shkak për këtë janë bërë akuzat e ngritura për fryrje të listës së votuesve. Kandidati Fatos Hoxha pretendon se janë shtuar në listë afro 500 anëtarë më shumë. Nga 1700 anëtarë, lista ishte me 2300 anëtarë. Hoxha thotë se janë dy lista dhe se nuk është dakord për nisjen e procesit të votimit.
Ndërkohë, dy kandidatët e tjerë, Defrim Fiku dhe Shaqir Manjani janë dakord që të nisë procesi i votimit. Hoxha tha se është e njëjta listë si ajo e dhjetorit.