-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari bie në “rrjetën” e policisë italiane, kapet me kokainë me vlerë 2 mln euro – VIDEO

Kryesoret

Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga Guardia Di Finanza e Lecco-s, pasi është kapur me një sasi prej 14 kilogramësh kokainë në autostradën e Parmës.

I riu qëndronte në Mariano Comense, një zonë në Como, por operonte në zonën e Lecco-s dhe ndiqej prej kohësh nga autoritetet.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai u ndalua në autostradë ku brenda makinës iu gjetën 11 kilogramë kokainë të ndarë në disa pako.

Pas kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën edhe 3 kilogramë të tjera kokainë. 30-vjeçari u vu menjëherë në pranga dhe është dërguar në një burg në Parma.

Hetuesit besojnë se nëse droga do të nxirrej në treg do të arrinte fitime deri në 2 milionë Euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit