-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushtari rus humbet telefonin në luftë, ukrainasi i merr gjithë kursimet e jetës nga aplikacioni i bankës

Kryesoret

Ndër ngjarjet e shumta tragjike, të cilat janë raportuar prej Ukrainës, ka prej tyre edhe nga ato më qesharake dhe shumë të veçanta e interesante për t’u treguar.

E tillë është historia e një ushtari nga rajoni i Krasnodarit në Rusi, i cili ishte pjesë e batalioneve luftarake ruse dhe mbeti i plagosur gjatë një operacioni në Ukrainë.

Fatkeqësisht për të, plagosja nuk ishte e vetmja ngjarje e hidhur e ditës, pasi ushtari, humbi edhe telefonin e tij në luftë.

Mirëpo, me teknologjinë tepër të avancuar, ajo çfarë e habiti më shumë atë, ishte fakti se me kthimin në Krasnodar, të larguara nga llogaria e tij bankare ishin gjithë kursimet e jetës!

Jo pak, por 2.5 milionë rubla ruse (ekuivalenti i rreth 30 mijë dollarëve me këmbimin e sotëm valutor).

Sipas gjasave, dikush e ka gjetur telefonin e ushtarit dhe ka transferuar nëpërmjet aplikacionit të tij bankar gjithë shumën e parave në një llogari tjetër.

Se kush ia ka marrë kursimet ushtarit rus, nuk dihet ende dhe ndoshta mund të mbetet e pamundur për t’u zbuluar në kohë të shkurtër.

E sigurt, është se bashkëshortja e tij, ka hapur një proces mbi çështjen dhe ka kryer denoncimin përkatës në Polici.

Shumëkush do të shpresonte se me humbjen e një telefoni në luftë, aparatura do të mbetej në baltë, ose edhe do të shkatërrohej tërësisht. Megjithatë, nuk ka qenë ky rasti dhe kursimet e një jete të tërë, janë zhdukur me një klikim të vetëm…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit