Në fshatin Budakovë të Suharekës, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin pyjeve në zonën malore.
Siç bëhet e ditur, zjarrëfikësit u përballën me këtë situatë nga ora 19.30 deri në 21.35.
Organizata Vullnetare e Zjarrëfikësve dhe Shpëtimit thotë se përveç personave të papërgjegjshëm në përhapjen e flakëve të zjarrit ndikoi edhe rritja e temperaturave.