Në fshatin Mushtisht të Suharekës dy arinj janë kapur nga kamerat e sigurisë duke hyrë në oborrin e një shtëpie të këtij fshati.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i këtij fshati. Ai në postimin e tij në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.
Ndër të tjera ai u kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin masat e duhura me qëllim shmangien e rrezikut prej kafshëve të egra.