Bashkimi Evropian ka evakuuar rreth 200 pacientë ukrainas që kërkojnë kujdes urgjent mjekësor nga Ukraina dhe vendet fqinje në spitalet e vendeve të tjera evropiane, tha të hënën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari.
Duke folur për gazetarët në Bruksel, Ujvari tha:
“Ndërsa lufta vazhdon, dhe popullsia e Ukrainës vazhdon të migrojë jashtë vendit, sistemet e kujdesit shëndetësor në vendet fqinje janë nën një presion të madh”.
Pas kërkesave nga Polonia, Sllovakia, Moldavia dhe gjithashtu Ukraina, BE-ja ka transferuar pacientë ukrainas që kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore në spitale në “11 vende të ndryshme evropiane”, shpjegoi Ujvari.
Transferimi i pacientëve është mbështetur avioni i parë i dedikuar evakuimit mjekësor i BE-së, i cili ka qenë funksional që nga marsi.