Saranda u trondit mbrëmjen e djeshme nga një shpërthim i fortë me eksploziv.
Shënjestra ishte hoteli i Pajtim Yzeirit nga Fieri, i vrarë në vitin 2001 në Spanjë, u gjet me kokën e prerë.
Godina ishte dhënë me qira. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:45. Hoteli ndodhet në zonën turistike të Kanalit të Çukës.
Eksplozivi ishte vendosur në katin e parë të hotel ‘Dea’-s dhe raportohet vetëm për dëme materiale. Ende nuk dihen motivet e sulmit.