Ka përfunduar gjithçka edhe në Shkodër. Mbrëmja e kësaj të hënë vulosi kreun e ri të PD.
Demokratët i besuan votën kandidatit Gjenarin Kapcari. Përballë tij garonin Arven Lusha, Emiljano Çekini, Elvis Deda dhe Vildane Gushta. Dy kandidatë të tjerë u tërhoqën nga gara një ditë para procesit.
Siç e tha dhe Kapcari gara ishte e ngushtë mes kandidatëve. Në fjalën e parë pas fitores ai përcolli mesazhin e bashkimit.