Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Beratit ku një i moshuar është hedhur në lumë nga ura e qytetit.
Mësohet se trupi i viktimës u nxorr pa shenja jete në breg nga ekipi i MZSH. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe arsyet e ngjarjes së rëndë.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
I moshuari është identifikuar si Elmaz Bajraktari, 80-vjeç, banues në Berat.
Burimet e para konfirmojnë se ai vuante nga skleroza.