-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Horror në Angli, 4 persona gjenden të masakruar me thikë

Kryesoret

Skenar horrori në një banesë në Londër, ku katër persona janë gjetur të masakruar me thikë, 3 femra dhe një burrë.

Efektivët kanë nisur një hetim për ngjarjen dhe kanë ngritur akuzën e vrasjes. Ngjarja u raportua në Policinë në Southwark nga fqinjët rreth orës 1:40 të mëngjesit të së hënës.

Pasi hapën derën me forcë dhe hynë në shtëpi, policët zbuluan katër persona me plagë thike. Të tre gratë dhe një burrë u shpallën të vdekur në vendngjarje. Policia tha se viktimat dhe autori i dyshuar besohet se kanë njohje me njëri-tjetrin.

“Një burrë është arrestuar me dyshimin për vrasje dhe është dërguar në një stacion policie në jug të Londrës, ku ai mbetet në paraburgim. Detektivët po hetojnë. Mendohet se të pesë personat kishin njohje me njëri-tjetrin. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim për mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit