-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Milo: Efektet e zgjedhjeve franceze dhe risia që solli Le Penn

Kryesoret

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, foli mbi efektet e zgjedhjeve franceze në Evropë dhe Francë.

Ai theksoi se rezultati i Emmanuel Macron, ishte surprizues, por në mandatin e 2-të votat u morën nga subjekte të tjera politike.

“Ishte surprizues rezultati I Macron. Le Penn dhe Macron morën vota edhe nga subjekte të tjera politike. Janë rezultate jo-reale të forcave politike”, tha Milo.

Pyetur nga gazetari Babaramo, se përse po forcohet kaq shumë ekstremi i djathtë në Francë?

Milo u përgjigj: “E djathta ka avancuar, sepse kjo reflekton një pakënaqësi sociale në rangun e popullit. Por e reja që ajo solli në fushatën e saj ishte  propaganda me boshtin social. Le Penn bëri premtime që janë karakteristike për te majtën. Ajo e di sa sensibilitet ka papunësia, ekonomia duke i dhënë alternativa zgjidhjesh. Francezët janë popull i sofistikuar, dinë të kapin mesazhit ndaj afro 28% abstenuan”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit