-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ndërhyrje në politikën e brendshme”, nis peticioni kundër ambasadores Kim

Kryesoret

Yuri Kim njihet ndryshe si një ndër ambasadoret, e cila ka marrë pjesë më së shumti në politikën e brendshme në Shqipëri.

Një peticion online, me titullin “Enough is Enough” (Mjaft është Mjaft), ka nisur ditën e sotme kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Tiranë, Yuri Kim.

Deri pasdite kanë nënshkruar më shumë se 2 mijë persona, sipas të cilëve ambasadorja Kim duhet t’u japë fund ndërhyrjeve “brutale në politikën e brendshme dhe institucionet shqiptare” dhe “t’i përmbahet statusit diplomatik”.

Kjo sepse, sipas krijuesit të peticionit dhe mbështetësve të tij, kryediplomatja amerikane ka patur ndikim negativ në qeverisjen e Shqipërisë.

“Qëndrimet e Znj. Yuri Kim bien ndesh jo vetëm me statusin e saj diplomatik dhe nenin 41 të Konventës së Vjenës, por kanë cenuar fort aftësinë e vendit për të pasur një opozitë serioze ndaj një qeverie që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e veta, e klasifikon thellësisht të korruptuar”, shkruhet në peticion.

Sipas firmëtarëve, Kim ka intimiduar forcat opozitare, ka ndërhyrë në zgjedhjet e tyre të brendshme dhe ka ushtruar trysni në procesin e drejtësisë.

“Intimidimi i vazhdueshëm ndaj forcave opozitare, ndërhyrja në procesin e tyre të votimeve të brendshme apo trysnia që i bëhet drejtësisë nga Znj. Kim janë shumë shqetësuese, pasi minojnë demokracinë dhe rrezikojnë stabilitetin e vendit”.

“Enough is Enough” thekson se SHBA-të dhe demokracia atje “vazhdon të mbetet ëndrra e modeli i shumicës dërrmuese të shqiptarëve”, prandaj “asnjë qytetar me dinjitet nuk duhet ta pranojë këtë lloj trajtimi dhe “diplomacie”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit