Kryeministri Rama ka publikuar këtë të hënë nismën më të re “Shqipëria mikpret botën”.
“Prezantojmë nisjen e një cikli të ri aktivitetesh kulturore dhe argëtuese në kuadrin e një nisme të re të qeverisë, të quajtur “Shqipëria mikpret botën”.
Java kulturore ndërkombëtare, si viti i parë që nis ky program i ri, është i gjithi në një fazë nisjeje që do të pasurohet me siguri në vitet e ardhshme. Është një eksperiencë e re që do të mësojmë dhe kuptojmë më shumë”, u shpreh Rama.