E dashura e përfolur e Presidentit Putin është rishfaqur për të udhëhequr një festival patriotik duke përshëndetur heroizmin e forcave të armatosura të Rusisë.
Rishfaqja e Kabaeva vjen pas thashethemeve se ajo ishte fshehur në një shtëpi në Zvicër pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Putin.
Ish-gjimnastja Alina Kabaeva, 38 vjeç, e cila në mediat ruse njihet si “Zonja e Parë në hije”, u shfaq në një shfaqje me një kor ushtarak. Fituesja i medaljes së artë olimpike thuhet se ka deri në katër fëmijë me Putinin, përfshirë binjakët e lindur në vitin 2019.
Veprimtaria ku merrte pjesë Kabaeva përfshinte disa nga këngët më patriotike të Bashkimit Sovjetik për të shënuar fitoren e tij mbi nazistët në Luftën e Dytë Botërore, megjithëse fotot shfaqnin gjithashtu simbolin “Z”, për të treguar mbështetjen për luftën në Ukrainë.