-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia detyron botën të bëjë shpenzime rekord për mbrojtjen

Kryesoret

Shpenzimet globale të mbrojtjes u rritën në vitin 2021, duke arritur në mbi 2 trilionë dollarë për herë të parë.

Në raportin e ri të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, me seli në Stokholm, thuhet se shpenzimet e mbrojtjes u rritën për 0.7 për qind vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2020, duke arritur në 2.113 trilionë dollarë.

Pesë shpenzueset më të mëdha ishin: Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Britania dhe Rusia, thuhet në raport.

Shtetet e Bashkuara përbëjnë 38 për qind të shpenzimeve ushtarake, ndërsa Kina 14 për qind.

Megjithatë, shpenzimet e mbrojtjes në SHBA ranë nga 3.7 për qind e bruto prodhimit të brendshëm në 3.5 për qind – me sa duket për shkak të inflacionit në rritje.

Sipas raportit, shpenzimet ushtarake në Rusi u rritën për 2.9 për qind, përkatësisht në 65.9 miliardë dollarë apo 4.1 për qind të bruto prodhimit të brendshëm.

Rritja erdhi në kohën kur Moska po përgatitej për pushtimin e Ukrainës, thuhet në raport.

Ukraina, në anën tjetër, regjistroi rënie të shpenzimeve të mbrojtjes vitin e kaluar – në 5.9 miliardë dollarë apo 3.2 për qind të bruto prodhimit të saj të brendshëm.

Megjithatë, thekson raporti, shpenzimet e përgjithshme të mbrojtjes në Ukrainë janë rritur për 72 për qind qëkur Rusia ka aneksuar ilegalisht Gadishullin e saj të Krimesë, në vitin 2014.

“Me gjithë pasojat ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID-19, shpenzimet ushtarake botërore kanë arritur nivele rekorde”, tha Diego Lopes da Silva, studiues në Programin e Shpenzimeve Ushtarake dhe të Prodhimit të Armëve pranë Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit