Të paktën pesë persona kanë vdekur, pasi raketat ruse goditën pesë stacione hekurudhore në Ukrainën qendrore-perëndimore. Kjo u bë ditur nga autoritetet ukrainase.
Këta të fundit kanë shtuar se makthi për qytetarët që udhëtojnë në trena ka ardhur duke u rritur.
Në fund të marsit, ministri i Infrastrukturës tha se deri atëherë 75 punonjës të hekurudhave kishin vdekur dhe rreth 100 ishin plagosur nga sulmet.
Situata ndryshoi rrënjësisht nga bombardimi i 8 prillit në sheshin e stacionit Kramatorsk, i cili shkaktoi rreth 60 viktima, kryesisht gra dhe fëmijë. Një masakër e njerëzve të shpërngulur që synonte qartë terrorizimin e shoqërisë civile.
Më pas u bombarduan qendrat hekurudhore të Zaporizhzhia-s dhe Kharkiv-it. Gjatë kësaj dite po përsëritet i njëjti skenar.
Presidenti rus Vladimir Putin nuk arriti të depërtonte ushtarakisht. Ushtria e tij nuk ka arritur të mposht as luftëtarët e mbyllur në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol pas dy muajsh rrethimi. Rezistenca e ushtrisë ukrainase vijon. Ndërsa stacionet, përveç linjave hekurudhore, janë objektiva të thjeshta, të lehta për t’u goditur edhe për “bombat jo inteligjente”.