Tre anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur në portin jugperëndimor finlandez të Turkut këtë të hënë për tu trajnuar me marinën e Finlandës.
Stërvitja dy-ditore, e caktuar për të filluar më 28 prill, do të përgatisë anijet finlandeze për të marrë pjesë në forcat e reagimit të NATO-s në vitin 2022 dhe do të fokusohet në “kundërmasat e minave dhe punën në një kornizë shumëkombëshe”, thuhet në deklaratë.
Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha më 13 prill se vendi i saj do të merrte një vendim në javët e ardhshme nëse do të aplikonte për t’u bashkuar me NATO-n, duke shkaktuar një përgjigje të zemëruar nga Rusia.
Finlanda dhe Suedia fqinje janë partnerë të ngushtë me NATO-n, por nuk i janë bashkuar aleancës prej 30 anëtarësh, e themeluar në vitin 1949 për të kundërshtuar Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.