Një grua ndodhej në rrugë pa shenja jete dje rreth orës 17:00 në anën e Rugovës, pasi raportohet se teksa po ngiste biçikletën është goditur nga një automjet që iku nga vendngjarja.
Por, gjatë asaj kohe në atë zonë kanë kaluar dy vëllezërit mjekë nga Peja Korab e Krenar Berisha dhe i kanë ofruar viktimës ndihmën e nevojshme mjekësore, duke e rikthyer në jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur kirurgu plastik Korab Berisha në profilin e tij në Facebook.
“Gjatë kthimit nga Rugova në Pejë rrugës arrita të japë ndihmën e parë dhe bashkë me vëllanë Dr. Krenar Berisha të kthejmë në jetë një qytetare të aksidentuar e cila ishte pa shenja jete”, ka shkruar Berisha në Facebook.