-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE fton Kosovën e Serbinë të vijojnë negociatat për targat këtë javë

Kryesoret

Bashkimi Evropian shpreson  se gjatë kësaj jave do të ketë edhe një takim mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.

Pas dështimit javën e kaluar që të arrihet marrëveshja për targat, një burim i bllokut evropian u tha gazetarëve se palëve u është përcjellë ftesa që të vazhdojnë diskutimet për këtë çështje dhe tema tjera.

Në takimet e fundit pala kosovare ishte e interesuar që të arrihet zgjidhje e përhershme për targat, ndërsa pala serbe ishte më shumë e interesuar për të ruajtur status quonë.

Marrëveshja e përkohshme mes dy shteteve për targat parashikon mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave kur ato të kalojnë në territoret e njëra-tjetrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit