-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Chiellini merr vendimin, Italia pa shtyllën e saj në mbrojtje

Kryesoret

Më 1 qershor Giorgio Chiellini do zhvillojë ndeshjen e fundit me kombëtaren e Italisë. Mbrojtësi 38-vjeçar njoftoi pas ndeshjes të hënën kundër Sassuolo-s se do mbyll karrierën me kombëtaren në ndeshjen e parë finale që zhvillohet mes fitueses së kampionatit Europian dhe asaj të Amerikës së Jugut që është Argjentina.

“Në moshën 38-vjeçare është normale të ndalosh dhe të kuptosh gjërat. Nëse jam mirë do të luaj dhe do t’i them lamtumirë kombëtares në Wembley, ku arrita kulmin e karrierës. Ndeshja finale me Argjentinën, që është edhe festive, do jetë e fundit për mua me Italinë, jam i sigurtë. Le të krijojmë vend për futbollistët e rinj,”-u shpreh mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares.

Deri më tani Chielllini ka zhvilluar 117 ndeshje me kombëtaren e Italisë, 21 prej të cilave si kapiten. Për rrjedhojë ai është lojtari i katërt me më shumë paraqitje për ‘axurrët’, aq sa edhe De Rossi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit