-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hepatiti tek fëmijët, ç’po ndodh në Shqipëri? Mjekja: Simptomat dhe alarmi, lani duart

Kryesoret

Bota ndodhet përballë një alarmi të ri. Shpërthimi i menjëhershëm i hepatitit tek fëmijët që mund të jetë shkaktuar si pasojë e Covid-19 dhe që prek mëlçinë ka shkaktuar shqetësim me disa të prekur në Angli dhe vende të tjera të botës, por çfarë po ndodh në Shqipëri?

“Deri tani nuk vërejmë asnjë rritje apo asnjë shenjë shqetësuese” tha Mira Rakacolli sot në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Mjekja pediatre-infeksioniste Gjeorgjina Kuli sqaroi simptomat dhe si duhet të ruhemi. “Shenjat janë të vjellat, diarreja, anoreksi, këputje dhe zverdhje të lëkurës.

Nëse keni këto shenja duhet të drejtoheni në qendra më të specializuara për të mos na shpëtuar ndonjë rast për të dhënë ndihmën e shpejtë.

Jemi vigjilentë dhe do të zgjerojmë gamën e marrjes së monstrave. Fatmirësisht nuk kemi asnjë rast përsa i përket çrregullimeve hepatike.

Shenjat mund të jenë të shoqëruara edhe me temperaturë. Përsa i përket transmetueshmërisë nuk di të them. Sëmundjet ngjitëse janë të transmetuara, por duhet të bëjmë kujdes” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit