Zëvendës presidentja amerikane Kamala Harris është infektuar nga Covid-19 këtë të martën.
Zyra e saj e shtypit ka njoftuar se ajo nuk kishte asnjë simptomë dhe se nuk kishte pasur kontakte as presidentin apo zonjën e parë.
Harris, 57 vjeç, “do të izolohet dhe do të vazhdojë të punojë nga rezidenca e Zëvendës Presidentit,” tha në një deklaratë sekretarja e saj e shtypit, Kirsten Allen.