Konflikti i pronësisë dyshohet të ketë çuar 3 gra në lagjen Centrale në Vlorë drejt kërcënimit për t’u vetëvrare këtë të martë.
Mësohet se gratë janë mbyllur në një dyqan dhe kërcënojnë se do të vetëvriten. Ato janë mbyllur me çelës brenda dyqanit dhe janë shprehur se nuk do të dalin që aty pa mbërritjen e efektivëve të policisë që mund tu sqarojë konfliktin e pronësisë që kanë.
Ende nuk dihet se për çfarë prone bëhet fjalë konkretisht dhe nuk janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje.