Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të realizojë sot një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takohet me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.
Ky takim vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus të veçantë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zhvillimet rajonale.
“Takim me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë. Data: 16 prill 2026. Ora: 15:00. Vendndodhja: Pallati Chigi. Të enjten, më 16 prill, në orën 15:00, kryeministrja Giorgia Meloni do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Palazzo Chigi”, thuhej në njoftimin e qeverisë italiane.
/5pyetjet.al









