-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënojnë të vetëvriten, 3 gratë e ngujuara: Na morën shtëpitë e ndërtuan karburant

Kryesoret

Tre gra janë ngujuar në një dyqan në lagjen Centrale në Vlorë dhe kërcënojnë se do të vetëvriten duke i vënë zjarrin një bombole gazi, nëse problemi i tyre nuk do të zgjidhet.

Ato shprehen se kanë mbetur në mes të katër rrugëve, pasi u morën shtëpitë me pretendimin se do të ndërtonin një pallat në atë zonë, por ndërtuan një pikë karburanti.

“Që të hënën kam që fle këtu. Kishim 10 vjet që dhamë shpirtin rrugëve për të bërë shtëpinë. E kishin shitur pronarët para se të bënim akt-marrëveshjet, u prishën shtëpitë nuk filloi pallati, filloi karburanti. U drejtuam prokurorisë, kemi 10 vjet. Nxori vendim prokuroria për mashtrim me falsifikim, dha të drejtë shkalla e dytë, vajti në shkallë të lartë, tani u kthye sërish në shkallë të parë për personat që kanë kryer akt-marrëveshjet.

Kur prishëm shtëpinë, kishin shkruar në kontratë që duhet të shkonim tek noteri të merrnim paratë e qirasë derisa të përfundonte pallati. Vajtëm për të marrë paratë dhe kishin thënë, nuk u prishëm banesat. Morën dhe paratë e qirave. Unë kam 10 vjet, jam lodhur shumë. Kam pasur 25 vjet me leje, me licensë dhe paguar të gjitha detyrimet. Unë e kam vendosur, më vjen keq vetëm që nuk do të shoh nipërit e mi. Qëllimin e jetës time e kam plotësuar, jetova për të parë njerëz të korruptuar, për të luftuar me ta. Unë kam tre ditë që fle me burrin në shesh, shtrojmë dyshekët, nuk reagoi asnjë njeri. Unë e kam vendosur, do vetëflijohem”, tha gruaja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit