-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kooperativat greke “vijnë” në Shqipëri

Kryesoret

Fermerët shqiptarë dhe ata grekë do të krijojnë ura të reja bashkëpunimin jo vetëm për kultivimin e prodhimeve sipas standardeve europiane, por dhe për gjetjen e tregjeve të përbashkëta për shitjen e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri njëherësh dhe drejtues politik i qarkut bashkë me kryetarët e Bashkive të Qarkut Elbasan u takua me zv.presidentin e Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore të Greqisë, z. Janakaqis Kristos.

“Bashkë me kryetarët e Bashkive të Qarkut Elbasan zhvilluam një takim tepër të frytshëm me zv.presidentin e Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore të Greqisë, z. Janakaqis Kristos.  Në fokus të takimit ishte krijimi i një bashkëpunimi të ngushtë dhe ofrimi i eksperiencës për fermerët shqiptarë për implementimin e modelit të Kooperativave Bujqësore të Greqisë në vendin tonë për kultivimin e prodhimeve me standarde europiane dhe krijimin e tregjeve të përbashkëta. Ramë dakord për ngritjen e një grupi që do marrë eksperiencat e nevojshme në Greqi për t’i implementuar më pas ato në vendin tonë”, shkruan Gjiknuri.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe statusi i punonjësve sezonal që punojnë në shtetin fqinj dhe mbështetja me programe në bujqësi.  “Bashkëpunimi në këtë drejtim, përveçse i shërben fermerëve shqiptarë, i paraprin implementimit të programeve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Greqisë në të ardhmen e afërt kur edhe vendi ynë të jetë pjesë e familjes europiane”, nënvizon Gjiknuri në postimin e tij në rrjete sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit