Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shpërndarë së fundmi një foto në adresën e saj në Facebook, teksa po drejton makinën.
Kryemadhi është parë në mjet së bashku me Elona Gurin, koordinatoren e LSI-së në Durrës.
“Mos trego se ku pos shkojmë,” ka shkruar ajo në postimin e saj.
Ndërkohë që Kryemadhi është parë shpesh këto kohë në takime me simpatizantët e saj në degë të ndryshme të vendit në krye të përgatitjes për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër, Elona Guri rreth një viti më parë ka përfunduar në polici si shkak i një zënke me shtetasin Ç.K.