-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një i vdekur nga sulmi në Zaporizhia, Ukrainë

Kryesoret

Ditën e sotme është sulmuar një fabrikë në qytetin juglindor të Zaporizhias, në Ukrainë,

Autoritetet lokalë bëjnë më dije se një persona ka mbetur i vdekur.

Sipas administratës lokale rajonale, një raketë e tretë ruse “shpërtheu në ajër”.

Qyteti, i cili është një qendër kryesore industriale, ka qenë pika e parë e ndalimit për shumë civilë që ikin nga luftimet në qytetin port jugor të Mariupol-it.

Më herët, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, Energoatom, raportoi se kishte parë dy raketa lundrimi që fluturonin në lartësi të ulët mbi uzinën e saj në Zaporizhzhia.

Nuk dihet nëse të njëjtat raketa ishin përgjegjëse për goditjet në qytet.

Impianti – vendi më i madh bërthamor në Evropë – u kap nga ushtria ruse në fillim të marsit.

Energoatom tha në një deklaratë: “Në 36 vjet që nga tragjedia e Çernobilit, Rusia e ka ekspozuar të gjithë botën ndaj rrezikut të një përsëritjeje të katastrofës bërthamore”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit