Në fshatin Dubravë të Kaçanikut një person ka goditur me makinë nga pakujdesia mbesën e tij të mitur. Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Fsh. Dubravë, Kaçanik, 25.04.2022 – 15:05. Drejtuesi i mjetit, mashkull kosovar me makinë, nga pakujdesia ka goditur mbesën e tij këmbësoren femër kosovare (e mitur). Ajo është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, rasti ndiqet në procedurë të rregullt.