Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes së Altin Sulku mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.
Mësohet se në pranga është vënë 35-vjeçari Augert Zera. Ngjarja mes palëve ndodhi pas një konflikti verbal, i cili agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit.
Sulku, i plagosuri ka qenë duke bërë punime në një banesë në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Ai ka qenë duke komunikuar me zë të lartë dhe Zera ka nisur te debatoje. “Pse ngre zërin, ul zërin”, kaq mjaftoi për të nisur sherrin, i cili përfundoi me një të plagosur.
Plagën 43-vjeçari e mori në këmbë teksa po punonte në një banesë pranë vendin ku ndodhi konflikti.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.