Thomas Baumgärtel është një artist pamor i lindur në Gjermani dhe i njohur për përdorimin e bananeve në artin e tij.
Së fundmi ai ka realizuar presidentin Putin, të burgosur dhe me një banane në kokë.
Vepra është e vendosur në Aachener Strasse në Këln dhe ka përmasa 10 metra të gjatë dhe 6 të gjerë.
‘’Si deklaratë kundër luftës në Ukrainë sollëm motivin tim “Putin në burg’’ në madhësi 10×6 të cilën e vendosëm në një qiellgërvishtës në Aachenerstr’, tha Baumgärtel.